Mickoski: 13 ditë që kur jam pozitiv

Kreu i VMRO-DPMNE-së Mickoski sot ka bërë të ditur se është zgjuar në gjendje më të mirë shëndetësore që pas infektimit me koronavirus. Ai thotë se ka kaluar ka kaluar 12 ditë jashtëzakonisht të vështira.

“Sot është mëngjesi im i parë pa ethe, ndihem më mirë. Ajo që po kaloj nuk dua të jetë realiteti i askujt sepse ky virus është i tmerrshëm. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time publike për tërë stafin mjekësor të Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Shkup. Secili prej tyre është një luftëtar i vërtetë dhe përkushtimi dhe sakrifica e tyre nuk mund të përshkruhen me fjalë. Është për të ardhur keq dhe tragjike që procesi i vaksinimit nuk ka filluar ende, sepse pa atë nuk ka zgjidhje, dhe padyshim që do të presim një kohë të gjatë për të. Problemi im shëndetësor do të kalojë, por qeveria do të fillojë të vuajë për shkak të kësaj papërgjegjësie dhe paaftësie për të siguruar vaksinat. Kjo nuk është kohë për cirk, ju keni nevojë për njerëz seriozë në vendet e duhura. Nëse dikur ishte qesharake kur dëgjonim se po shkëlqejmë, sot është tragjike sepse shkëlqejmë për shkak të turpit, paaftësisë së qeverisë. Dita e përgjegjësisë po vjen”, shkruan Mickoski

A.B.