Në seancën e djeshme të Qeverisë, është sjellë vendim me të cilin do të ndihmohen bletarët.
“Me kërkesën e tyre, bëmë ndryshim me të cilin minimumi aktual për koshere bletësh që kalojnë dimrin është zvogëluar nga 35 në 10. Kjo do të thotë që të gjithë bletarët që kanë regjistruar minimumi 10 familje bletësh do të kenë të drejtën të aplikojnë për subvencione. Me këtë, ne do të stimulojmë bletarinë, si një degë e rëndësishme blegtorale, e cila do të kontribuojë në zhvillimin më të madh rural. Në të njëjtën kohë, ne do të rrisim prodhimin e mjaltit dhe produkteve të bletës, dhe kjo ka një traditë të gjatë në zonën tonë. Me masa të tilla do të kontribuojmë në zhvillimin e mëtejshëm”, shkruan ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha.
A.B.