Vendosja e orës policore shkaktoi ndryshime në orarin e trenave të Maqedonisë.
Në vend të orës 14:30 dhe 20:10, trenat për në Manastir do të nisen nga Shkupi në 13:49, gjegjësisht në 17:25. Ata do të nisen nga Manastiri në 5:30 dhe 17:45, në vend se në 3:20 dhe 18:20.
Nga Gjevgjelia, treni i mëngjesit do të niset një orë më vonë, në 5:30. Treni i mbrëmjës për në Velesin nuk do të niset në 22:40, por në 20:40, dhe ai i mëngjesit në 5:30, në vend të 5:03.
Ndryshim ka edhe për trenat për në Kumanovë dhe Tabanocë: në mëngjes në 3:45 nuk do të ketë aspak nisje treni, ndërsa në mbrëmje në orën 20:00 do të niset për në Kumanovë, jo edhe për në Tabanocë. Nuk ka ndryshime për Koçanin dhe Kërçovën.
“Këto ndryshime janë të vlefshme nga kjo pasdite dhe në 12 ditët e ardhshme, gjatë ndalimit të lëvizjes,”, njoftojnë nga “Hekurudhat” e Maqedonisë.
A.B.