December 6, 2022

Pandev: Kryesia e FFM-së në sy shihej se s’ishte e lumtur kur e fituam Kosovën!

“Nuk dëshiroj të hyjë në atë se nëse ka politikë, pasi nuk kuptojë në politikë. Megjithatë këta njerëz nga udhëheqësia e FFM-së, anëtar të KD që udhëtojnë me ne si reprezentacion, janë më shumë se 15 vite dhe unë vërtetë nuk e di cka kanë bërë për futbollin e Maqedonisë. Ata vijnë të shëtiten dhe të gëzohen kur humbim. Dhe, pastaj të flasin, se si reprezentuesit nuk vlejnë për asgjë. Para ndeshjes me Kosovën prita që kryetari Sejdini së paku të vij në hotel, të na përshëndesë, të na uroj fat, mirëpo, nga njeriu që asnjëherë nuk ka pasur ide për futbollin edhe nuk isha i befasuar që pas ndeshjes nuk hyri në dhomat e zhveshjes për të na uruar. Sidoqoftë, kjo gjeneratë meritoi të ketë kushtet më të mira për punë, ndërsa dua të potencojë se 90% prej reprezentuesve as që e dinë se kush është kryetar i FFM-së, kush është nënkryetar dhe cilët janë njerëzit që udhëtojnë me ne, ata janë njerëz anti-futbollit. Unë me Ademin, Alioskin, Bardhin dëgjohem cdo ditë, si vëllezër jemi”, tha kapiteni i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev në studio 10 në TV 24, transmeton News-TV./News-TV/