Spasovski nga terreni: Askush nuk e dëshiron orën policore, por ështe e patjetërsueshme

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, pak minuta pas fillimit të orës policore deklaroi se policia është në terren për të siguruar respektimin e vendimit.

“Sipas asaj që munda të vërej nha vizita ime në postblloqet e policisë, të gjithë nëpunësit policor janë në terren sipas planit për zbatimin e vendimit dhe kontrollit. E dimë që kjo është një masë kufizuese të cilën askush nuk e dëshiron por është masë e patjetërsueshme nëse duam ta ndërpresim zinxhirin e shpërndarjes së virusit”, deklaroi ministri.

Spasovsi tha se kontrolle do të bëhen njësoj në të gjithë territorin dhe shkelësit do të ndëshkohen njësoj.

A.B.