December 10, 2022

​Osmani e Kurti ftojnë për konsultime partitë politike për konstituimin e institucioneve të reja

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u kanë dërguar sot një letër subjekteve politike me qëllim të konsultimit për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të dala pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Arlind Manxhukaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se letrat u janë dërguar PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe subjekteve politike nga komunitetet për takime të ndara më datën 15 mars.

Në letrën dërguar ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj, takimi konsultativ me këtë parti propozohet të mbahet në ora 11:00, ndërsa në letrën dërguar LDK-së propozohet që takimi në ora 12:30, ndërsa takimi me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj në ora 13:30.

A.B.