Në përkujdesje të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot u organizua konferencë me rastin e shënimit të 40 vjetorit të demo*nstratave studentore në Prishtinë, të cilat dhe sollën lirinë për popullin shqiptar të Republikës së Kosovës.
“Pas krijimit të Usht*risë Çliri*mtare të Kosovës, u bë një luf*të e pastër, me ndihmën e aleatëve, me ndihmën e SHBA-ve, BE-së dhe NATO-së, me ç’rast u arrit të çlirohet Kosova. Më pas arritëm që Usht*rinë Çliri*mtare Kombëtare dhe UÇ*PMB-në ta organizojmë mirë dhe ia dolëm mbanë që në fushën kombëtare dhe atë ndërkombëtare ta legjitimojmë UÇ*K-në, por dhe të pranohet marrëveshja ndërkombëtare për ndryshim rrënjësor të statusit politik të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me marrëveshjen paqësore të Ohrit”, tha Ahmeti.
