December 1, 2022

Filipçe hedh poshtë akuzat për parregullsi gjatë furnizimit të vendit me vaksina

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes një deklarate hodhi poshtë të gjithë akuzat për parregullsi dhe shkelje ligjore gjatë furnizimit të vaksinave. Ai me këtë rast tha se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësie gjithmonë kur bëhet fjalë për furnizime të këtilla kanë për prioritet dy parime dhe atë kujdesin dhe rregullshmërinë.

“Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, prej fillimit të këtij procesi për furnizimin e vaksinave në mënyrë intensive komunikon me një numër të madh të kompanive dhe prodhuesve me të vetmin qëllim që ai furnizim të bëhet sa më shpejtë që është e mundur. Gjatë kësaj dy parime i kemi si gjithnjë kur bëhet fjalë për furnizime të këtilla. Ajo është kujdesi dhe rregullshmëria. Dhe në këtë drejtim më lejoni që të them se absolutisht i hedh poshtë të gjitha akuzat të cilat këtyre ditëve i kishte në një pjesë të mediave, se bëhet fjalë për parregullsi dhe procedura joligjore dhe se bëhet fjalë për provizione”, deklaroi Filipçe.

Burimi: Alsat

A.B.