Vde*kjen e 16 vjeçarit i cili ishte duke u trajtuar për 10 ditë në Klinikën Infektive të Gjilanit e ka konfirmuar për KosovaPress, drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.
Hajrullahu bën të ditur se 16 vjeçari kishte sëmundje të tjera shoqëruese, dhe se gjendja e tij ishte e rëndë prej që ishte shtrirë për hospitalizim.
“Gjendje të rëndë ka qenë që nga fillimi i trajtimit në repartin tonë. Paraprakisht ka qenë i sëmurë, ka qenë me ngecje psiko-motorik. Në spitalin sëmundje infektive ka qenë i hospitalizuar që 10 ditë”, tha Hajrullahu.
A.B.