Gazeta italiane “La Verita” sot ka vazhduar t; publikojë detaje nga procesi i furnizimit me vaksina kineze në Maqedoninë e Veriut. E përditshmja italiane sot ka publikuar letrat që ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka dërguar deri tek kompania kineze Sinofram, transmeton Alsat.
Në letrën e Filipçes drejt kompanisë Sinofarm më 25 janar thuhet se autoritetet vendase përjashtojnë kompaninë, pra Kinën, nga çdo lloj përgjegjësi për pasojat e mundshme negative nga përdorimi i vaksinës. Kjo, sipas La Verita, është në kundërshtim me shumë konventa ndërkombëtare dhe është shkelje e misionit themelor institucional, mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.
“Tashmë është e qartë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar Kina mori kërkesa, pothuajse në të njëjtën kohë, si nga Maqedonia ashtu edhe nga Mali i Zi. Fakti që vetëm ky i fundit arriti të marrë vaksinat, na tregon se me Shkupin edhe regjimi komunist në Pekin ka probleme në gjetjen e modalitetit për bashkëpunim, në mënyrë që të mbrohet nga kritikat e mundshme në lidhje me menaxhimin e të ashtuquajturës diplomaci shëndetësore,” shkruan La Verita.
Burimi: Alsat
A.B.