Kreu i VMRO-DPMNE-së propozon që regjistrimi, në vend të Prillit, të shtyhet për në shtator dhe zgjedhjet lokale, në vend të 17 Tetorit, të mbahen në gjysmën e parë të Nëntorit.
“Regjistrimi duhet të shtyhet për shtator dhe zgjedhjet lokale për nëntor”, propozon udhëheqësi i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, në një letër drejtuar ambasadorëve në vend.
Në letrën që ai shkroi nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, ku është i shtruar për shkak të pasojave të covid-19, Mickoski gjithashtu komentoi se vendi është në fund të Evropës për sa i përket numrit të vaksinuarve.
“Lufta kundër situatës së vështirë epidemiologjike, në mungesë të vaksinave, e kombinuar me regjistrimin në terren, do ta vendosë atë në rrezik serioz për shëndetin publik. Nuk kam dyshim për nevojën e një regjistrimi të besueshëm, por në këtë pikë nuk është koha për të. Ne duhet të përqendrohemi kryesisht në luftimin e sfidave shëndetësore që priten përpara. Sapo të mbarojë kriza shëndetësore, ne mund të përqendrohemi përsëri në regjistrim”, apelon Mickoski.
Si pjesë e vendimit, Mickoski propozon që regjistrimi, në vend të Prillit, të shtyhet për në Shtator dhe që zgjedhjet lokale, në vend të 17 Tetorit, të mbahen në gjysmën e parë të Nëntorit.