December 10, 2022

Osmani për demonstratat studentore: Ishin kthesë historike

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani shkruan se 40- vjet më parë, më 11 mars 1981, refuzimi i pjatave në Mensën e Universitetit të Prishtinës nga rinia studentore e Kosovës, ose revolta e “bukës” u shndërruar në lëvizje për rezistencë për të drejtat përmbajtjesore politike për shqiptarët dhe shënoi fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

“Kjo revoltë “e bukës”, u shndërrua gradualisht në lëvizje rezistence për të drejta përmbajtjesore politike për shqiptarët dhe shënoi fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Ky shpirt studentor, mbajti gjallë përpjekjen për liri e pavarësi, për Republikën, të cilën e bëmë realitet dhe të cilën duhet ta forcojmë edhe më tej. Si çdoherë studentët i kanë paraprirë ndryshimeve në Kosovë. Ky ndryshim tashmë është realitet, ndaj sikur dikur kur ishin studentët që na unifikuan në kërkesën tonë për shtet, sot kemi nevojë sërish për një unitet të tillë që ta forcojmë shtetin e Kosovës, ta lartësojmë imazhin e tij dhe ta bëjmë një vend perspektive për rininë tonë”, ka shkruar Osmani.

A.B.