December 10, 2022

Shaqiri: Punojmë në përmbushjen e Agjendës “Evropa në shtëpi”

Reformat e Administratës Publike dhe Reformat në sferën mediatike, janë ndërmjet pikave të përfshira në dokumentin ,,Agjenda: Evropa në shtëpi“, miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, informon ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri.

Ai përmend disa çështje të rëndësishme në të cilat punon ministria në përmbushjen e kësaj Agjende.

“Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës punon me përkushtim në këto dy procese. Përpiqemi për t’i arritur me sukses qëllimet e vendosura në këtë agjendë, veçanërisht në pjesën e këtyre prioriteteve reformuese. Punojmë në mënyrë aktive dhe me vendosmëri në realizimin dhe planeve dhe projekteve. Të theksojmë vetëm disa prej tyre, siç janë reformat në aspekt të shërbimit të lartë udhëheqës, riorganizimit të administratës shtetërore, ligjeve të cilat u referohen të të punësuarve në administartën publike, me qëllim të arritjes së efikasitetit më të lartë dhe profesionalizimit. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, do të mbetet edhe më tej në vazhdueshmëri të angazhimeve reformuese dhe plotësimit të qëllimeve të parashikuara, për t’i implementuar standardet dhe vlerat evropiane në çdo segment të shoqërisë sonë”, shkruan ministri Shaqiri.

A.B.