December 9, 2022

​AAK i përgjigjet ftesës së Kurtit dhe Osmanit për takim

Aleanca për Ardhmërinë Kosovës (AAK), ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d. e Presidentit Vjosa Osmani.

“Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

A.B.