December 2, 2022

868 raste të reja dhe 15 të vdekur nga Covid në Maqedoni

Në 24 orët e fundit janë bërë 3654 testime ndërsa janë regjistruar 868 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 424 raste të reja, në Prilep 72, Kumanovë 42, Manastir 34, Ohër 31, Kavadar 27, Tetovë 28, Negotinë 26, Veles 21, Gjevgjeli 20, Gostivar dhe Koçan nga 15, Shtip 14, Kriva Pallankë dhe Krushevë 11, Strugë dhe Berovë nga 10, Strumicë 9, Vallandovë dhe Demir Kapi nga 8, Bogdanci 6, Kërçovë dhe Resnje nga 5, Probishtip dhe Demir Hisar nga 3, Radovish, Makedonski Brod dhe Pehçevë nga 2, Shën Nikollë, Dellçevë, Kratovë dhe Dojran nga 1 rast.

Kanë ndëruar jetë 15 pacientë. Bëhet fjalë për pacientë 86, 81, 72, 71 dhe 64 vjeç nga Shkupi, 72 dhe 59 vjeç nga Tetova, 78 dhe 57 nga Ohri, 80 vjeç nga Prilepi, 71 vjeç nga Kumanova, 64 vjeç nga Shtipi, 65 vjeç nga Kavadari, 73 vjeç nga Manastiri dhe 74 vjeç nga Negotina.

Ndërkohë janë shëruar 397 pacientë.

Deri tani në vendin tonë janë infektuar gjithsej 111077 qytetarë. Prej tyre, 96,925 janë shëruar, 3280 kanë vdekur ndërsa rastet aktive janë 10872.//Zhurnal.mk