December 1, 2022

Ilir Meta përp laset fizi kisht me policinë (Video)

Është tensionuar situata në ambientet e zyrave të FRD. I pranishëm është edhe Presidenti Ilir Meta, i cili është përp lasur me Policinë Bashkiake.  Në videon e transmetuar në media dëgjohet kreu i shtetit teksa thotë: “Pse dhunoni partinë e opozitës? Dilni përjashta ose do iu çoj në bu rg me duart e mia”. Më herët gjatë ditës së sotme Policia e Bashkisë së Tiranës ka zbarkur përpara zyrave të FRD-së në qendër të Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre. Njoftohet se në derën kryesore të selisë së FRD-së është vendosur një shënim ku kërkohet “lirimi i menjëhershëm i ambienteve për qëllime sistemimi”.

Ndërkohë që, Bashkia e Tiranës përmes një letre drejtuar kreut të partisë Sali Shehu, shkruan se arsyeja se pse policia ndodhet aty është sepse duhen bërë disa ndërhyrje për rikonstruksionin e godinës nga amortizimi.