Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pyet ne profilin e tij në facebook se kush gënjen më shumë në lidhje me vaksinat? Ai ka përdorur një material të Zaevit i cili thotë se marrëveshje me Pfizer është bërë dhe një material të Pendarovskit i cili thotë se Pfizer nuk bën marrëveshje me vendet që kanë me pak se 2 milionë banorë.
“Kush gënjen më shumë? Kryeministri apo Presidenti?
Fakt është se Maqedonia, përveç disa mijëra vaksina të dhuruara, nuk ka parë ende një vaksinë të vetme nga ndonjë prodhues.
Dorëheqje e Qeverisë më të paaftë!” shkruan Mickoski.
A.B.