Shqipëri, Mbërrijnë 38.400 dozat e AstraZeneca me të cilat do të vaksinohen mësuesit / Rama fton mjekët nga Kosova t’i marrin dozat në Kukës

Kanë mbërritur këtë mbrëmje, në Shqipëri 38 400 dozat e para të vaksinës Astra Zeneca.

Kryeministri Edi Rama i cili priti vaksinat në aeroportin e Rinasit, tha se nga nesër do të nisë vaksinimi i mësuesve dhe se disa shkollat do të kthehen në pika që qendrat të vaksinimit në të gjithë vendin.

Ai gjithashtu bëri të ditur se nga nesër do të lidhen kontaktet me autoritete në Kosovës që bluzat e bardha në spitalet COVID atje të vijnë të vaksinohen në Kukës.

“Nesër do të nisim vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve. Do ta shtrijmë me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit. Shkollat do të kthehen në pika vaksinimi. Presim së shpejti të vijë një sasi më  konsiderueshme. Nga kompania AstraZeneca do të marrim edhe 60 mijë doza të tjera në muajin prill. Ndërkohë që, jemi gati nga nesër të organizohemi me Kosovën për ti dhënë mundësinë mjekëve dhe infermierëve të spitaleve Covid, që nga spitali i Prishtinës. që të vijnë dhe vaksinohen në Kukës. I presim me shumë kënaqësi… ”, u shpreh Kryeministri.

Burimi: Top Channel

A.B.