December 2, 2022

Tërmet 4.7 shkallë në rrethinën e Gostivarit

Një tërmet me një intensitet prej 4.7 shkallë sipas shkallës Rihter është regjistruar sonte në orën 22:17 në rajonin e Gostivarit.
Sipas Qendrës Sizmologjike, tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km nën sipërfaqen e tokës, me një epiqendër 18 km në jugperëndim të Gostivarit.
Më herët, Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup njoftoi se rrjeti i tij telemetrik sizmik sonte në 20:40, regjistroi një tërmet me epiqendër 50 km në jugperëndim të Shkupit.
-Tërmeti kishte një madhësi lokale prej 3.0 shkallë. Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në Dibër, Gostivar, Kërçovë dhe Mavrovë.