December 6, 2022

Koronavirus, regjistrimi do të bëhet para derës ose në oborr

Regjistrimi do të kryhet para dyerve ose në oborret e shtëpive dhe banesave. Enti Shtetëror i Statistikave është i gatshëm të kryejë operacionin më të madh statistikor sipas protokollit pa rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Tani për tani nuk ka vendim për shtyrje dhe vetëm Komisioni për Sëmundjet Infektive mund ta kërkojë atë gjë. Drejtori i Entit të Statistikave, Apostol Simovski, pretendon se regjistrimi është më i sigurt sesa të shkosh në dyqan. Personat që kanë vendim për izolim do të regjistrohen me protokolle të veçanta.

Burimi: Telma

A.B.