LSDM: E turpshme, për VMRO-DPMNE është i parëndësishëm vaksinimi i nëpunësve shëndetësor

LSDM-ja thotë se është e turpshme për VMRO-DPMNE për rë cilën, thonë ata, është i parëndësishën vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë që janë nē linjën e parë në luftën kundër koronavirusit

“Vaksinimi i punonjësve shëndetësorë të cilët punojnë me pacientë me kovid dhe kanë kontakte me të infektuar është i parëndësishëm për VMRO-DPMNE. Është e parëndësishme për VMRO-DPMNE që punonjësit shëndetësorë ekspozohen ndaj një rreziku të lartë të infeksionit nga Kovid 19! Është e parëndësishme për VMRO-DPMNE që vaksinohen punëtorët shëndetësorë nga qendrat shëndetësore, ndihma e parë, institucionet shëndetësore publike dhe private, punëtorët shëndetësorë nga laboratorët, qendrat shëndetësore publike, farmacitë, punëtorët shëndetësorë nga klinikat kirurgjikale, punëtorët shëndetësorë nga klinikat e tjera. Për VMRO-DPMNE është e parëndësishme që mjekët e familjes, gjinekologët familjarë dhe dentistët të vaksinohen. Kur nuk bëhet fjalë për interesin e partisë dhe shpëtimin e karriges së Mickoskit për VMRO-DPMNE, gjithçka është e parëndësishme. Kjo është arsyeja pse ata janë mposhtur gjashtë herë nga qytetarët dhe do të mposhten përsëri”, thonë nga LSDM.

VMRO-DPMNE ka akuzuar përsëri pushtetin për mungesën e vaksinave.

A.B.