Numër katërshifror i të prekurve me koronavirus

1,031 raste të reja me Covid 19 nga 4,373 teste të kryera janë regjistruar në 24 orët e fundit. 20 pacientë të moshës 50 deri 93 vdiqën. Të gjithë vdiqën në spital.

Ministria e Shëndetësisë informoi se 241 pacientë u shëruan.

Deri më tani, gjithsej janë bërë gjithsej 563,394 teste të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID që nga fillimi i pandemisë është 112.107, numri i pacientëve të shëruar është 97.166, numri i vdekjeve është 3.300 dhe numri i rasteve aktive është 11.641.

A.B.