Policia ndërpret aheng me 40 persona në Tetovë

Një aheng familjar në një restorant, në të cilin morën pjesë 40 persona, u ndërpre dje nga policia në Tetovë, dhe pronari i restorantit u arrestua.

Siç njoftoi Ministria e Brendshme dje në ora 18:30 nga oficerët e policisë në Tetovë së bashku me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut Tetovë u krye një kontroll në një restorant në Tetovë, ku u zbulja një aheng familjar dhe rreth 40 persona ishin të pranishëm.

I.B. (38) nga Tetova, menaxher i objektit, u privua nga liria për shkak të ekzistimit të bazave për dyshim për kryerjen e veprës penale “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie” nga neni 206 i Kodit Penal. Parashtrimet e duhura do të pasojnë pasi dokumentohet çështja.

A.B.