Ujë i turbullt për shkak të tërmeteve në rajonin e Mavrovës, nuk rekomandohet për pije

Tërmetet që goditën rajonin e Mavrovës mbrëmë shkaktuan turbullim të ujit, prandaj rekomandojmë që të mos përdoret për pije, njoftoi ndërmarrja publike komunale “Mavrovo” në Facebook.

Kryetari i komunës së Mavrovës dhe Rostuse, Medat Kurtoski në një deklaratë për MIA informoi se ata janë në kontakt me Ministrinë e Punëve të Brendshme, QMK dhe institucionet tjera relevante në mënyrë që të përgjigjen si duhet ndaj tërmeteve të djeshme në rajon.

Pas kontrolleve fillestare të pasojave të tërmeteve, tha Kurtovski, uji në sistemin e furnizimit me ujë në Mavrovo ishte i turbullt, ndërsa deri më tani nuk është vërejtur ndonjë dëm tjetër material.

Më herët në faqen në Facebook të komunës Mavrovo dhe Rostushës u njoftua se në komunikim me policinë u lëshuan të kthehen në shtëpitë e tyre gjatë orës policore 26 automjete me pasagjerë, banorë të komunave të tjera që ishin në shtëpitë e tyre për pushime në rajonin e Mavrovo gjatë momentit të tërmetit.

Natën e kaluar në orën 22:17, siç raportohet nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës, u regjistrua një tërmet me një intensitet prej 4.6 të shkallës Rihter me një epiqendër 65 km në jugperëndim të Shkupit.

Burimi: MIA

A.B.