Zv/kryeministri Dimitrov, pozitiv me koronavirus

Zv/kryeministri Nikolla Dimitrov ka bërë të ditur në Facebook se është pozitiv me koronavirus por pa simptoma.

“Isha duke u përgatitur për një vizitë në Luksemburg, por testi tregoi se unë tashmë kisha një “mysafir” të rrezikshëm.
Le të vazhdojë të rrijë pa e vërejtur shumë dhe të zhduket më shpejt.
Kujdes njerëz, qofshi gjallë dhe shëndoshë!” shkruan Dimitorv.

A.B.