Prokurorja Villma Ruskoska ka konfirmuar se kërkon paraburgim për biznesmenin Orce Kamçev i cili sot u arrestua për shkak të dyshimeve për arratisje. Prokurorja Lile Stefanova është në gjykatë duke udhëhequr hetimet në çështjet e ish Prokurorisë Speciale “Perabdorija” dhe “Parcela në Vodno”. Në qendër të çështjes janë Kamçev dhe ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijalkov, i cili është në paraburgim pasi u dënua me 12 vjet burg për rastin “Target-Fortress” për përgjimet masive.
Prokurorja Stefanova, përveç “Perandoria”, po udhëheq gjithashtu çështjen e PSP për parcelat e blera në Vodno, për të cilat kishte informacione se ish-kryeministri Nikola Gruevski, i cili është në arrati në Budapest, duhet të kishte në pronësi parcelat përmes kompanive të Kamçevit. / MKD
A.B.