21 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

21 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në vend.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1,258 testime prej të cilave 284 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, ka regjistruar 449 pacientë të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të shëruar në 98,122.

A.B.