









Sistemi shëndetësor në Maqedoninë e Veriut po përballet me vështirësi të mëdha në këtë valë të tretë të virusit Covid -19. Spitalet janë të mbushura me pacientë të cilët kanë komplikacione si pasojë e virusit. Situata nuk është më e mirë as në spitalet private. Edhe ata punojnë me kapacitete të plota ndërsa vende të lira për pacientë vështirë se gjenden. nga ana tjetër shifrat e të infektuarve të rinj për çdo ditë rriten, përderisa në ditët e shkuara kanë kaluar edhe në treshifror.
Edhe zëvendësministri i shëndetësisë Ilir Hasani ka ngritur alarmin për situatën e krijuar. Në një status në rrjetin social facebook Hasani ka thirrur për kujdes qytetarët.
“Përderisa spitalet janë të stërmbushura me pacientë që trajtohen nga komplikime me Covid 19, e bile as edhe në spitale private vështirë të gjesh vend të lirë, në lokale e kafene ahengu ska të ndalë. Ky moskujdes do të na kushtoj. Kujdes, kujdes, kujdes, sa nuk është shumë vonë” ka shkruar zëvendësministri Hasani.