December 5, 2022

Alma Lama i Reagon Turqisë Për Ambasadën Në Jerusalem

Ish-deputetja e Kosovës, Alma Lama ka reaguar ndaj Turqisë, e cila kishte reaguar ndaj Kosovës, për shkak të hapjes së ambasadës në Jerusalem. Lama përmes një postimi në Facebook thotë se Kosova ka politikën e saj të jashtme dhe partner strategjik e ka SHBA-në. Kurse raportet me Turqinë sipas saj, janë miqësore. Ajo thotë se Kosova nuk i ka shk*aktuar vuajtje asnjë populli tjetër, kurse Turqia me popullin kurd është në konfIikt të brendshëm.

Postimi i plotë:
Reagimi i qeverisë turke për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ishte goxha i ashpër dhe jo diplomatik dhe mund të konsiderojmë ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi sovran.
Cilësimi si veprim i “papërgjegjshëm” dhe ak*uza se ne nuk duam t’ia dimë për vuajtjet e popullit palestinez, janë të papranueshme, ndërkohë që Kosova nuk i ka shkaktuar vuajtje ndonjë populli tjetër, ndërkohë që vetë Turqia me popullin kurd, është edhe në konfIikt të brendshëm, edhe të jashtëm.
Po kështu vetë autoritetet palestineze, në raport me Kosovën janë rreshtuar pro Serbisë.
Kosova ka politiken e saj të jashtme, ku partner strategjik e ka SHBA-ne, ndërsa raportet me Turqinë janë miqësore, dhe duhet të bazohen mbi respektin reciprok.