ASH-AAA kërkon marrëveshje për ligjin e shtetësisë ose nuk e zhbllokon Kuvendin

As në koordinimin e zakonshëm të së hënës nuk është arritur një marrëveshje për zhbllokimin e Kuvendit. Grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës ka kërkuar diskutim në kuadër të Kuvendit për ligjin për shtetësi. Deri sa kjo të ndodhë, nuk i tërheqin mijëra amendamentet me të cilat bllokojnë ligjet e tjera.

“Urdhëroni të ulemi në nivel të komisioneve ose në nivel të komisioneve të gjejmë një zgjidhje për ligjin për shtetësi. Në momentin që e kompletojmë atë, ne jemi në gjendje të gjitha amendamentet t’i tërheqim. Ne propozim tjetër të ligjit për shtetësi nuk bëjmë. Ne mundet, nëse ka marrëveshje, ta tërheqim dhe ta kthejmë përsëri në Kuvend, me marrëveshje paraprake bashkërisht”,  deklaroi Skender Rexhepi, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Megjithatë, koalicioni opozitar nuk beson se ka vullnet që shumë shpejt partitë e tjera parlamentare të reagojnë ndaj kësaj thirrje./Alsat

A.B.