Qeveria gjermane ka vendosur sot që të pezullojë përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit që është prodhuar nga AstraZeneca. Ky vendim është marrë pasi disa persona që e kanë marrë këtë vaksinës kanë pasur probleme shëndetësore, siç është mpiksja e gjakut.
Ministria e Shëndetësisë tha se vendimi u mor si një “masë paraprake“, pasi sugjerimit nga këshilli i rregullatorit kombëtar të vaksinave të Gjermanisë dhe Instituti Paul Ehrlich.
Po ashtu është bërë thirrje për të hetuar rastet e personave që kanë pasur probleme pasi janë vaksinuar me AstraZeneca.
Në një deklaratë, ministria tha se Agjencia Evropiane e Barnave do të vendoste “nëse dhe si informacioni i ri do të ndikojë në autorizimin e vaksinës“.
Gjermania nuk është vendi i parë që ka pezulluar përdorimin e vaksinës nga AstraZeneca, më herët dhe vende si Suedia, Danimarka etj kanë marrë të njëjtin vendim./tvklan.al
A.B.