Me një organizim të mirë, duhani i tepërt me rreth 1.500 tonë mund të blihet brenda tre ditësh, tha sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Arjanit Hoxha.
Sipas ministrit, ndryshimet në Ligj tashmë kanë hyrë në fuqi dhe blerja mund të vazhdojë që sot.
Ai kishte një takim me blerësit të cilët shprehën gatishmëri për të marrë sasitë e tepërta.
“Dinamika ditore e blerjes është rreth 400 deri në 500 ton dhe për shkak të kësaj besoj se teprica mund të blihet për tre ditë. Puna është krijimi i një sistemi të mirë. Jam i bindur që ne do ta zgjidhim problemin dhe pres që kjo të jetë në mënyrën më pak të dhimbshme, me pjesëmarrjen e të gjithë blerësve. Por nëse ata nuk marrin pjesë në zgjidhjen e problemit, ne si vend kemi një detyrim dhe do ta zgjidhim problemin”, tha Hoxha pas seminarit për ndryshimin e klimës në bujqësi.
Ministri sot pret që blerësit të thonë se sa prej tepricës do të jenë në gjendje të marrin, pas së cilës, tha ai, do të dihet nëse do të ketë ndryshime shtesë në Ligjin për duhanin që do të lejonte eksportet nga prodhuesit./MIA
A.B.