Maqedoni, çdo i treti qytetar ka antitrupa të Covid-19

Çdo i treti qytetar ka antitrupa të Covid-19. Kështu tregoi hulumtimi i Institutit të imunobiologjisë i cili u realizua dy javë më parë në Shkup. Rezultatet e tilla sipas Institutit tregojnë se vendi është në gjysmën e rrugëtimit të tij për tu arritur imuniteti kolektiv, për çka është e nevojshme që sëmundjen ta kalojnë së paku 60% e qytetarëve.

“Përpunimi i të dhënave tregoi se 31%  e rasteve kanë antitrupa apo çdo i treti qytetar është prekur nga Kovid. Në analizë janë marrë monstra nga persona të cilët e kanë ditur se kanë qenë të infektuar, por edhe nga ata që nuk ishin në dijeni se kanë qenë të infektuar. Analiza është kryer me 1000 persona të cilët nuk kanë lidhje familjare”, tha Instituti i  imunobiologjisë.

Instituti ka testuar edhe punonjës shëndetësor të cilët janë vaksinuar me një dozë të “Pfizer” e që kanë rezultuar me sasi të lartë të antitrupave.  Vaksinimi i punonjësve shëndetësor vazhdon të rrjedhë, ndërkohë që për qytetarët ende nuk ka vaksina. Autoritetet pa detaje të reja lidhur me furnizimin e vaksinave./Alsat

A.B.