Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ministri Arjanit Hoxha priti në takim ambasadorin e Bullgarisë në Shkup, Angel Angelov. Me ambasadorin Angelov biseduan për rreth përparimit të bashkë punimit bilateral në mes dy vendeve fqinje.
“Biseduam për punë konkrete, për rritjen e investimeve në vendin tonë dhe thellimin e bashkëpunimit në sferën e bujqësisë por edhe të pylltarisë. Bullgaria si vend anëtare e BE-së ka shprehur gjithmonë gadishmërinë për rritjen e investimeve në vendin tonë. U dakorduam që të fillojmë të punojmë për një memorandum bashkëpunimi në mes MBPEU-së dhe Akademisë së Odës Bujqësore të Bullgarisë, e cila është lider në shtetin fqinj dhe rajon. Falenderova Ambasadorin e Bullgarisë për bashkëpunimin dhe u dakorduam se zgjidhja e vetme është fqinjësia e mirë mes dy vendeve dhe anëtarësimi i vendit tonë në BE”, shkruan Hoxha.
A.B.