Numri i të infektuarve i njëjtë, masat nuk respektohen!

Pas rritjes prej mbi një mijë raste të reja me Kovid-19, dje Ministria e Shëndetësisë regjistri 541 raste të reja me koronavirus nga 2.789 teste të bëra. Më shumë se gjysma e rasteve të reja janë në Shkup. Vdiqën 19 persona të moshës prej 55 deri 89 vjeç.

Në vend është vendosur orë policore dhe është ndaluar lëvizja gjatë periudhës prej orës 22:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit. Megjithatë, është I madh numri I atyre të cilët e shkelin atë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë 24 orëve 32 persona nuk e respektuan ndalesën për lëvizje, ndërsa 564 persona nuk kanë mbajtur maska mbrojtëse, edhe pse ajo është një nga rekomandimet që të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e virusit.

Gjatë fundjavës janë mbyllur edhe pesë subjekte dhe dy objekte hotelierike ku ishte hasur gjendje në kundërshtim me Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse.

“Gjatë dy ditëve të fundit janë mbyllur pesë subjekte juridike, tre në Shkup, prej të cilave një kënd I lojërave ku ishte hasur në festë ditëlindjeje dhe dy objekte hotelierike ku ishte hasur gjendje në kundërshtim me Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse. Në të njejtat u hasën numër I madh I mysafirëve të cilët nuk ishin ulur nga katër persona në tryezë, shërbim I pijeve në banak, lojë dhe grupim në kundërshtim me Vendimin”, deklaroi për MIA-n Alaksandra Koteli nga Inspektorati shtetëror I tregut.

Është mbyllur edhe një objekt në Tetovë ku me asistimin e pjesëtarëve të MPB-së është ndërprerë darsma në të cilën ishin hasur 50 mysafirë. Edhe në dy objekte të paregjistruara në SHkup është konsttauar shkelje e Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse dhe Ligjit për ushtrim të veprimtarisë së paregjistruar.