Numri i qytetarëve të regjistruar nga diaspora përmes aplikacionit në internet tejkaloi 60,000, informoi sot Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Shumica e qytetarëve nga ata që kanë emigruar janë regjistruar nga Zvicra, rreth 16,000, që është rreth një e katërta e numrit të përgjithshëm.
Më pas është Gjermania me rreth 10,000 emigrantë të regjistruar dhe Italia 6,000.
“Kemi rezultate shumë më të dobëta në Australi dhe Kanada”, tha Osmani, pa dhënë shifra specifike.
Osmani thotë se është ende herët dhe nuk dëshiron të konkludojë nëse shifra të tilla nënkuptojnë interes të lartë apo të dobët. Kanë mbetur 35 ditë që qytetarët e emigruar të mund të regjistrohen vetë, si dhe periudha nga 1 deri në 21 Prill në të cilën do të kryhet regjistrimi në vend dhe qytetarët që janë këtu do të jenë në gjendje të regjistrojnë emigrantët nëse ata kanë numrin e tyre amë. Sipas tij, ndoshta distanca dhe niveli i informacionit bëjnë të tyren./360gradë
A.B.