Vjosa Osmani cakton datën, ja kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Ushtruesja e detyrës të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar datën kur do të mbahet seanca konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës.

Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Legjislaturës VIII  të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo seancë do të mbahet në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.

A.B.