​Në Belgjikë arrestohet ish-pjesëtar i UÇK-së, pritet transferimi i tij në Hagë

Më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës arrestuan ish-pjesëtarin e UÇK-së Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës, njofton Gjykata Speciale në Hagë.

Në një komunikatë për media thuhet se Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.

Së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar. Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit./KosovaPress

A.B.