Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 999 raste të reja pozitive në Covid-19, nga 3.627 testimet e realizuara.
Në po të njëjtën periudhë, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë janë shëruar 543 pacientë, ndërkaq kanë vdekur 24 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 571.068 testime, prej të cilëve 113.929 kanë rezultuar pozitivë në Covid-19.
A.B.