Arrestohet nëna e vogëlushit që humbi jetën nga zjarri sot në Gostivar

Është arrestuar mbrëmjen e sotme nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën nga zjarri mëngjesin e sotëm në Gostivar. Lajmin e ka bërë të ditur Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës. Në njoftimin e SPB-së thuhet se nëna e vogëlushit 7-vjeçar, me inicialet S.T nga Resnja, pasi i është ofruar ndihma e parë mjekësore në spitalin e Gostivarit, është dërguar në stacionin policor të qytetit, nën dyshimin se ka kryer vepër penale që ka të bëjë me vdekjen e fëmijës së saj. Në stacioni policor, e lartpërmendura do të qëndrojë deri nesër dhe më pas do të dalë  para gjykatësit të procedurës paraprake për t’i dhënë masën e duhur. Sipas hetimeve të para të Prokurorisë së Gostivarit fëmija 7-vjeçar nuk ka mundur t’i mbijetojë flakëve pasi në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë I lidhur me zinxhir në këmbë./Alsat

A.B.