Gjindet zgjidhje për problemin e duhanit

Problemi me duhanin e mbetur do të zgjidhet së shpejti merr vesh monitor.mk nga burime qeveritare. Sipas të njëjtit burim Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave ka arritur të gjej zgjidhje, të cilën sonte e kanë diskutuar me kryeministrin Zoran Zaev, menjëherë pas mbërritjes së tij nga Luksemburgu.Nuk bëhet e ditur se cila është zgjidhja sepse e njëjta pritet tu kumtohet duhanprodhuesve brenda ditës së nesërme. Kryeministri Zaev e ka konfirmuar takimin e sontshëm por nuk ka dhënë hollësi në lidhje me këtë. “Para pak kohe kam mbërritur nga Luksemburgu dhe e takova ministrin e bujqësisë Arjanit Hoxha. Jemi duke ndërmarrë disa aktivitete për çështjen e duhanit” ka thënë Zaev para gazetarëve.