A është kjo një shenjë që Shpend Ahmeti, Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu mund t’i bashkohen Abdixhikut në LDK?Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur dje (14 mars) kryetar Lumir Abdixhikun. Zgjedhja e kryetarit të ri, erdhi pas rezultatit tejet të dobët të kësaj partie ne zgjedhjet e fundit dhe rezultatit më të dobët në gjithë historinë e saj. Abdixhiku me t’u zgjedhur kryetar, mori urime të shumta nga politikanë, kryetarë komunash e analistë.Ndër ta, ishin edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe analistët Visar Ymeri e Dardan Sejdiu..
