December 1, 2022

Maqedoni, regjistrohen disa raste të ri-infektimit me koronavirus

Sipas të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik, që nga fillimi i pandemisë, respektivisht nga shkurti i vitit të kaluar, në vendin tonë janë regjistruar 116 raste të ri-infektimit me koronavirus, gjegjësisht 116 persona edhe pasi janë shëruar me  Covid-19,  janë diagnostikuar për herë të dytë, raporton Alsat.

Sipas informacioneve nga ISHP, personat e ri-infektuar janë të të gjitha grup moshave, respektivisht nga mosha 6 deri në moshën 77 vjeçe, por grup mosha më e prekur nga infektimi i serishëm, gjegjësisht 93 raste janë të moshës mbi 30 vjeçe. Nga të gjitha rastet, 9 persona janë shtrirë në spital, kurse 44 kanë pranuar terapi në kushte shtëpiake. Nga gjithsej 116 persona të ri-infektuar, dy kanë ndërruar jetë. Viktimat janë të moshës 63 dhe 77 vjeçe./Alsat