Pas tri javëve Tetova sërish po përballet me mungesë të ujit për pije pasi sërish u shfaq problemi i njëjtë me ndërprerjen e tubacionit të ujësjellësit në vendin Leshnicë më 23 shkurt. Bëhet fjalë për tubacion me një madhësi prej Fi-500 në vendin Leshnicë, që është pjesë e sistemit të ri të ujësjellësit që sjell ujë nga lumenjtë malorë.
“Si rezultat i tërmetit kemi rrëshqitje të tokës në vijën në Leshnicë, ku kemi defekt të tubacionit kryesor të Fi-500. Momentalisht uji në rezervuarët e qytetit është ulur në mënyrë drastike në një vlerë të mesme prej 150 litra ujë në sekondë. Për zbutjen e gjendjes, ndërmarrja komunale publike Tetovë i lëshoi dhe i aktivizoi edhe katër puset në qytet”, thonë nga NKP-Tetovë.
Sërish vendosen kufizime në kohëzgjatje të përgjithshme prej orës 11 e 30 në një ditë./Shenja
A.B.