VMRO-DPMNE inicion interpelancë për Filipçen

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE njoftoi se do të dorëzojë një propozim për interpelancë për Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, të cilin e quajnë “ministër i infektimit dhe vdekjes”, duke e akuzuar atë se tarifat e vaksinave janë më të rëndësishme për të sesa jeta e qytetarëve.

“3340 vdekje nga Covid ose katastrofa më e madhe njerëzore pas Luftës së Dytë Botërore në vend, 3340 arsye që Venko Filipce të japë dorëheqjen. Nuk ka familje maqedonase ku një i afërm apo mik i ngushtë nuk ka vdekur. Këto jetë mund të ishin shpëtuar nëse sistemi do të kishte funksionuar. Fatkeqësisht, kujdesi shëndetësor po vdes dhe nuk ka asnjë përgjegjësi. Në vend të ministrit të Shëndetësisë, Filipçe u bë ministër i Vdekjes,” tha sot Kiril Pecakov, deputet i VMRO-DPMNE.

A.B.