Zekiri: Ora policore prej në ora 22 nuk mjafton

Drejtori i Qendrës për shëndet publik në Shkup, Besim Zekiri deklaron se ora policore nga ora 22 deri në ora 5 nuk mjafton për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ai thotë se ora policore ndoshta duhet të fillojë më herët.

Epidemiologët edhe më tej kanë problem me gjetjen e personave të infektuar, jo vetëm për shkak të informacioneve të rreme ose edhe të numrave inekzistent të telefonit që japin ata.

“Ne nuk kemi mundësi të themi se ku më shumë infektohen njerëzit sepse rastet pozitive të Shkupit përhapen edhe në qendra të tjera, tek anketues të tjerë”, thotë Zekiri për A1on.

A.B.