Kurti me video-mesazh për mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut: Regjistrohuni!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut që të regjistrohen meqë regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave.

Kurti nëpërmjet një video mesazhi ka kërkuar që secili qytetarë të regjistrohet duke theksuar se për të parën herë mërgata ka mundësi që procesin e regjistrimit ta realizoj nga vendi ku jeton.

“Për herë të parë mërgata jonë ka mundësi që procesin e regjistrimit ta realizoj nga vendi ku jeton pa qenë e detyruar si deri më tani që të marrë gjithë atë rrugë dhe të vijë në vendlindje për të regjistruar. Të drejtë për t’u regjistruar ka secili qytetarë me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut dhe që është i pajisur me numrin personal që përndryshe quhet numri amëz. Numrin amëz mund të gjeni në certifikatën e lindjes, certifikatën e të kurorëzuarve, në letërnjoftim dhe pasaportë. Meqë edhe me kushtetutën aktuale të drejtat politike të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut diktohen dhe burojnë nga numrat regjistrimi i çdo qytetari është tejet i rëndësishëm”, thotë Kurti në një video mesazh.

Kurti tutje ka thënë se do të vendosin qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje të mërgatës në shërbim të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për t’iu asistuar në procesin e regjistrimit në internet./KosovaPress

https://www.facebook.com/albini2017/videos/263093082071805

A.B.