Gjatë një dimri të shënjuar nga pandemia e koronavirusit, entuziastët e notit dimëror në vendet nordike, kërkojnë shpëtim tek hobi i tyre duke thënë se ai u ofron shumë çlirim në këto kohë të vështira.
Finlanda, një vend me 5.5 milionë banorë, numëron rreth gjysmë milionë notarë dimërorë, pjesa më e madhe e të cilëve kombinojnë praktikën me një ndalim në sauna, dhomën tradicionale të avullit që është e kudondodhur në shtëpitë finlandeze, blloqet e apartamenteve apo shtëpitë në fshat.
Ndërkohë, noti në ujin e acartë me temperaturë 2 gradë celsius, i ofron praktikuesve disa minuta energji-dhënëse./Top Channel
A.B.