Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës. Ai ka bërë të ditur se kanë ftuar një takim me grupin parlamentar për të diskutuar se a do të qëndrojnë në sallë ditën kur do të votohet presidenti.
“Ne e kemi ftuar një takim të Grupit Parlamentar dhe do të diskutojmë qasjen tonë. Sikurse e dini seanca e parë është konstituimi i Kuvendit dhe kuptohet do të jemi pjesë e kësaj seance. Ndërsa, për çdo seancë tjetër do të diskutojmë veç e veç, për çdo temë të rendit të ditës ose ato që janë obligime të Grupit Parlamentar. Por nuk e kam përgjigjen sot”, ka deklaruar ai./KosovaPress
A.B.