December 10, 2022

​Kri*mi brenda familjes trondit Fierin: Gruaja që u vr*a nga bashkëshorti 6 javëshe shtatzënë

28 vjeçarja Irvana Hyka u vr*a mbrëmë nga bashkëshorti i saj në banesën ku jetonte në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. 28 vjeçarja kishte qenë 6 javëshe shtatzënë.

Autori i këtij kri*mi të rëndë është Demokrat Medinaj, 29 vjeç i cili është larguar në drejtim ende të paditur ndërsa po punohet për kapjen e tij. Çifti ka dy fëmijë të mitur, ndërsa autori dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor, shkruan TopChannel.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në prani të personave të tjerë të familjes. Këta të fundit kanë telefonuar në nr 127 duke deklaruar se kanë një person të plagosur në shtëpi. Kur ambulanca ka mbërritur ka gjetur gruan e shtrirë në tokë me plagë dhe pa jetë.

Kanë qenë pjesëtarë të stafit të spitalit ata që kanë njoftuar policinë e Fierit. Ekspertët kanë gjetur në vendin e ngjarjes mjetin e krimit me të cilin kishte goditur gruan. Thika është lënë në vendin ku ndodhi kri*mi ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes./TopChannel

A.B.